Për një vit 74 të arrestuar për korrupsion, prej tyre edhe zyrtar shtetërorë
Shillova: Fokus kemi goditjen e rasteve të profilit të lartë
Gjatë këtij viti Policia e Kosovës në luftimin e korrupsionit ka iniciuar gjithsej 393 raste, prej tyre 74 persona të arrestuar, janë paraqitur 336 kallëzimeve penale, ndërsa janë asgjësuar 7 grupe kriminale. Këto të dhëna u bënë të ditura gjatë një konference për media përmes së cilës Policia e Kosovës e ka shpalosur punën e këtij institucioni për luftimin e korrupsionit, si dhe është lansuar fushata vetëdijesuese me moton “Zero ryshfet për të korruptuarit”./21Media