Viktimat u dërguan në spital

Viktimat u dërguan në spital

Një mosmarrëveshje pronësori u bë shkak i një përleshje në mes anëtarëve të një familjeje në Malishevë këtë të enjte.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptar vëllezër të cilët për shkak të një mosmarrëveshje pronësore i kishin sulmuar fizikisht tri viktimat nënën e tyre dhe dy vëllezërit”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./21Media