Për shkak borës mbyllen shkollat në Dragash

Mësimi i rregullt fillon të premten

Për shkak të reshjeve të shumta të borës në Dragash nesër do të pezullohet mësimi në të gjitha shkollat e komunës.

Sipas njoftimit, të Drejtorisë së Arsimit zëvendësimi për këtë ditë të humbur do të bëhet në ndonjë ditë të shtunë.

“Njoftohen të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit se për shkak të reshjeve të shumta të borës, erërave të forta dhe rrezikshmërisë që mund të hasin nxënësit gjatë udhëtimit për në shkollë, drejtoria e arsimit në Dragash ka marrë vendim që nesër me datë 06.02.2020 të pezullohet mësimi”, thuhet në njoftimin e Drejtorit të Arsimit në këtë Komunë, Vloran Cenaj.

Mësimi i rregullt në Komunën e Dragashit sipas këtij njoftimi fillon të premten më 07.02.2020. /21Media 

Back to top button