Shkumbini tregon se çka është familja për të

Shkumbini tregon se çka është familja për të

Këngëtari i njohur shqiptar, Shkumbin Ismaili dallohet për stilin e veçantë të interpretimit të këngëve dhe teksteve, shkruan rtv21.tv.

Ai gjithashtu është aktiv në rrjetet sociale, i cili ndanë fotografi nga përditshmëria  me ndjekësit e tij.

Së fundmi në një postim në rrjetin social Instagram, këngëtari ka postuar një fotografi në të cilën shihet krahë gruas dhe djalit.

Ai në mbishkrimin e fotos ka shkruar “Familja nuk është një gjë e rëndësishme, është gjithçka!”.

Ndryshe projekti i fundit muzikor i këngëtarit është “Me ty dua të jem”, që ka marrë mbi 6 milionë klikime në youtube./21Media