Për sigurinë e fluturimeve instalohet një radari në Aeroportin e Gjakovës

Ky radar do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha me Drejtorin e Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Bahri Nuredini, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për vendosjen e radarit në hapësirën e Aeroportit të Gjakovës.

Sipas një komunikate për media, kjo marrëveshje është nënshkruar bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për dhënien në shfrytëzim në kohë të pacaktuar të Aeroportit të Gjakovës për nevojat strategjike të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Instalimi i këtij radari në Aeroportin e Gjakovës do të ngrisë edhe më tej sigurinë e fluturimeve civile dhe ushtarake në hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës dhe është një hap me rëndësi të veçantë në normalizimin e plotë të hapësirës sonë ajrore, në bashkëpunim me NATO-n”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Mbrojtjes./21Media

 

Back to top button