“Për të gjetur zgjidhje duhen zgjedhje!”

Në emisionin “Argument Plus”, sonte e ftuar ishte kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari – Lila

Gjatë ditëve të fundit ka përqarje në mes të liderëve shtetërorë në lidhje me taksën, pasi kryeministri Ramush Haradinaj nuk heq dorë nga ajo, e kryeparlamentari Kadri Veseli e presidenti Hashim Thaçi janë pro pezullimit, të saj për të mos hedhur poshtë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas liderës së Alternativës, nëse duam të gjejmë zgjidhje, vendi duhet të shkojë në zgjedhje, shkruan rtv21.tv.

Ajo gjithashtu shton se duhet të përcaktohet se me çfarë do të merret ky koalicion qeverisës deri në datën e zgjedhjeve për t’u parë se çfarë do të arrihet deri tek data e zgjedhjeve, që si shembull Kusari – Lila përmendi muajin prill ose maj.

Pas zgjedhjeve sipas saj, duhet që pozitë dhe opozitë të përfaqësohen në ekipin e dialogut./21Media

Back to top button