Pasi treni erdhi me shpejtësi të madhe, burri u shtri në pjesën midis shinave

Pasi treni erdhi me shpejtësi të madhe, burri u shtri në pjesën midis shinave

Një burrë i pastrehë në Nju Jork arriti të mbijetonte mrekullisht pasi përfundoi në shinat e metrosë, teksa treni kaloi mbi të.

Ai përfundoi aty pasi po përpiqej të merrte ushqim të premten mbrëma.

Burri i pa identifikuar përfundoi në shina pasi u hodh për të marrë një qese me ushqime që ia hodhi një mik në anën e kundërt të platformës, thanë dëshmitarët për “New York Post”.

Pasi treni erdhi me shpejtësi të madhe, burri u shtri në pjesën midis shinave, derisa treni të ndalte.

Qesja me ushqime e 68 vjeçarit ishte e mbushur me oriz, fasule dhe mustak./Oranews