Mehmeti: Fushata pa të zhdukurit

Mehmeti: Fushata pa të zhdukurit

Kryetari i Shoqatës së familjarëve të Zhdukur nga Podujeva Latif Mehmeti nëpërmes një reagimi për media ka rikujtuar se në 18 vjetorin e përfundimit të luftës në Kosovës figurojnë të zhdukur edhe 1652 persona.

Sipas tij për fatin e të zhdukurve nuk po jep përgjigje asnjë institucion që merret me ketë çështje si vendor ashtu edhe ndërkombëtar.

“Në përvjetorin e 18-të të çlirimit të Kosovës u mbajtën edhe zgjedhjet nacionale, të cilat dallojnë nga zgjedhjet e kalaruar. Në të gjitha zgjedhjet e kaluara, liderët partiak, kandidatë për deputet gjatë fushatës premtonin zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. Derisa në këto zgjedhje nuk pati as premtime për zbardhjen fatit të të zhdukurve. Edhe pse edhe premtimet fushatave të kaluara kanë qenë vetëm marketing zgjedhor, sepse pas formimit të institucioneve premtimet janë avulluar dhe nuk ka pas angazhim konkret në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, thuhet në reagimin e Mehmetit.

Mirëpo, sipas tij fushata e fundit familjarëve ua humbi edhe atë pak shpresë të cilën e kishin në institucionet e Republikës së Kosovës. “Fushata tregoi se çështja e të zhdukurve nuk ashtë as prioritet as në agjendën e qeveritarëve të ardhshëm të Republikës të Kosovës”, thuhet në reagim.