Për tre muaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , 11895 pacientë kontrolluan sytë, ndërsa 792 prej tyre kryen operacion

Për tre muaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës , 11895 pacientë kontrolluan sytë, ndërsa 792 prej tyre kryen operacion

Klinika e Oftalmologjisë (Syve),  në tremujorin e parë të këtij viti ka pasur trend të rritjes së vëllimit të punës.

Nga raporti tremujor i punës, rezulton se janë kryer 792 operacione, përfshirë edhe ato ambulantore,  ka pasur 11895 vizita ambulatore  dhe 1481 vizita sub-specialistike.

Siç njofton QKUK përmes një njoftimi për media, gjatë kësaj kohe janë hospitalizuar 720 raste me  3336 ditë shërbimi, në gjithsej 49 shtretër. Janë shënuar rezultate në  ngritjen e kapaciteteve në kirurgjinë e syrit e sidomos në kirurgjinë e kataraktës me fakoemulzifikim,  ku për tre muaj është arritur të kalohet shifra mbi 500, kurse në vitin 2015, kishte vetëm 150 intervenime të tilla intervenime, pra statistika e këtij tremujori flet për  shtim të vëllimit të punës.

Nga kjo klinikë,  ka pasur 658 aplikime të avastinës, poashtu janë bërë përgatitjet e duhura për fillimin e procedurës së re kirurgjike të kirurgjisë vitreoretinale.

Klinika e Oftalmologjisë ka tre salla operative, ambulancat specialistike pesë  diagnostika – kabinetet për glaukomë, strabologji dhe retinë

http://rtv21.tv/per-tre-muaj-ne-qkuk-reth-800-operacione-te-syrit/
Facebook Comment