Për tre muaj qeveria shpenzoi mbi 413 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës

Statistikat janë mbledhur në bazë tremujore ku paraqiten pasqyrat e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2018).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2018 ishte 408.5 milionë euro.

Siç njofton ASK, pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 63% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2018, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të qeverisë ishte 413.5 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve (35%), kontributet sociale dhe përfitimet (27%), formimi i kapitalit bruto (18%) dhe konsumi i ndërmjetëm (10%). Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Back to top button