Për tre muaj u regjistruan mbi 2 mijë e 500 ndërmarrje

Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 722 ndërmarrje

Agjencia e Statistikave të Kosovës-ASK ka publikuar repertorin statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike në Kosovë për tre mujorin e parë të këtij viti, me ç’rast janë regjistruar 2 mijë e 556 ndërmarrje. Krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2017, ka një rritje për 33.1% të ndërmarrjeve të regjistruara por ka rënë për 10.3%, krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin tregtia me 722 ndërmarrje të regjistruara 28.2%; prodhimi me 316 ndërmarrje të regjistruara 12.4%; ndërtimtaria me 266 ndërmarrje të regjistruara 10.4%; akomodim dhe aktivitete të shërbimeve me ushqim me 247 ndërmarrje të regjistruara 9.7%; aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike 204 ndërmarrje të regjistruara 8.0%; ndërsa aktivitetet e tjera marrin pjesë në shkallë më të vogël.

“Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1 deri 4 përbën 2 462 ndërmarrje të regjistruara ose 96.3%; kategoria me 5 deri 9 të punësuar me 57 ndërmarrje të regjistruara (2.2%); me 10 deri në 19 të punësuar ishin 24 ndërmarrje të regjistruara (0.9%); me 20 deri 249 të punësuar ishin 13 ndërmarrje të regjistruara (0.5%). Ndërsa, në kategorinë 250+ të punësuar nuk ka asnjë ndërmarrje të regjistruara gjatë këtij tremujori.Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor, mbizotëron Prishtina me 705 ndërmarrje të regjistruara (27.6%); Ferizaj me 224 ndërmarrje të regjistruara (8.8%); Prizreni me 208 ndërmarrje të regjistruara (8.1%); Peja me 147 ndërmarrje të regjistruara (5.8%); Gjilani me 144 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); dhe Gjakova me 113 ndërmarrje të regjistruara (4.4%)”, bëhet e ditur në komunikatën e ASK-së.

Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

Back to top button