“Për ty u luta çdo natë dhe gjatë”, Rona Nishliu me një shkrim emocionues për ditëlindjen e vajzës

Sot feston ditëlindjen vajza e këngëtares së njohur Rona Nishliu.
Noa po feston ditëlindjen e saj të tretë, ndërkaq mami Rona emocionoi me shkrimin e saj dedikuar vajzës.
“Meqenëse me ju kam ndarë pothuajse çdo emocion personal dhe profesional, s’kam si të mos ndaj edhe emocionet që më fali ardhja e saj në jetën time, tre vjet më parë, gëzimi im parë, Vajza Noa, siç ka qejf ta thërras “xemla” ime e vogël! Noa, për ty u luta çdo natë dhe gjatë… E ti më lumturove, për herë të parë kur më dhe shenja se po rriteshe brenda meje, e pastaj edhe më shumë, si sot para 3 vjetëve, kur pas 17 orëve jo dhe aq të lehta e gjithë vonesa e komplikime, vendose të shkëputesh nga trupi im dhe më erdhe si bekimi më i çmuar në jetë. Noa, dije mirë se ti je një mrekulli dhe unë thjesht të dua e të adhuroj. Qofsh e gëzuar dhe e përmbushur me çdo gjë që të sjell jeta, fat e shëndet paç përherë, dëshirë e vullnet të mësosh e provosh, trimëri, guxim dhe mençuri ta sfidosh veten, e dashuri paç për gjithë universin. Noa, veç ji vetvetja, veç ec drejt, me mend në kokë, e kurrë mos e harro zemrën në kraharor. Jeta e fati qofshin bujare me ty “xemla” ime e vogël, e gëzofsh çdo sekondë të jetës. Gëzuar 3 vjetorin e lindjes Vajza Noa!!!TË DUA”, ka shkruar në Facebook Rona Nishliu.

Rona tashmë është nënë e dy fëmijëve, Noa-s dhe Bardhyl-it./21Media

 

Back to top button