Disa ushqime nuk janë të mira për zemrën

Disa ushqime nuk janë të mira për zemrën

Ndodhë që të konsumojmë shumë ushqime pa e vënë re se cilat po na dëmtojnë ose edhe cilat pjesë të organizmit po na u bëjnë keq. Mirëpo, tani dihet se janë disa ushqime të caktuara, të cilat na e dëmtojnë posaqërisht zemrën. Më poshtë ju sjellim disa prej tyre, të cilat është mirë t’i mënjanoni sa të mundeni.

Ushqimet e shpejta- Profesoresha e asociuar për kardiologji në Universitetin e Hofstra, Dr. Regina Druz ka thënë se kur ushqimet e shpejta konsumohen me sasi dhe kualitet të lartë apo kur janë me mish prej lopëve të ushqyera mirë mund të kenë benefite të zemrës. Por, në përgjithësi, Druz thotë se dhjamërat që vijnë nga kafshët, veçanërisht kur janë të kombinuara me karbohidrate, duket të kenë efekte të dëmshme në shëndetin e zemrës.

Sheqernat– Tani ekspertët thonë se dietat me ushqim me sheqer të tepërt  mund të jenë një kërcënim që do të kontribuonte në obezitet, pezmatim, kolesterol të lartë dhe diabet, të gjitha nga këto janë faktorë të rrezishëm për sëmundje të zemrës.

Ëmbëlsirat- Shumë nga këto ushqime, veçanërisht ato të cilat janë komercialisht të prodhuara, janë të mbushura me sheqer dhe yndyrë (si margarina ose vaji). Margarina, lëngjet e gazuara janë po ashtu ushqime të rrezikshme për shëndetin e zemrës./21Media