BE për zgjidhje të shpejt të krizës!

Sipas Feroxhit, zgjidhja duhet të jetë e bazuar në kushtetutë

Besoj që Maqedonia do të mund të gjejë një zgjidhje të bazuar në kushtetutë dhe principet e një demokracie funksionale, thekoi Drejtori i institutit Italian për marrëdhënie ndërkombëtare, Fernardo Neli Feroxhi.

Ai theksoi se zgjidhja e krizës është shumë e rëndësishme në mënyrë që të mundësohet vendit të vazhdojë para me procesin e reformave, ndërsa reformat janë kusht esencial që duhet të plotësohen që të mund të vazhdohet me procesin e integrimin të mëtutjeshëm drejt strukturave Evropiane.

“Mbetet që partitë politike dhe aktorët politik të gjejnë zgjidhje të krizës politike. Bashkimi Evropian është i interesuar në një zgjidhje sa më të hershme të krizës politike sepse kjo është kusht për vendin të rifillojë procesin e reformave”, tha Fernardo Nelli Feroxhi, Drejtor i institutit Italian për marrëdhënie ndërkombëtare.

Zgjidhja e krizës politike duhet të gjendet mes aktorëve politikë, gjegjësisht në realizimin e marrëveshjes së Përzhinos, theksuan euro deputetët Ivo Vajgl, Edvard Kukan dhe Knut Fllenkeshtajn gjatë prezantimit të raportit për zhvillimin e Maqedonisë në parlamentin Evropian. Në këtë raport, ndër të tjerash u potencua që Gjorgje Ivanov, por edhe VMRO-DPMNE-ja po i bllokojnë proceset demokratike me mosdhënien e mandatit dhe me bllokimin e Qeverisë.

Sipas profesorit universitar, Nano Ruzhin, i cili është ish ambasador në NATO, nëse Ivanov vazhdon me orientimin e tij pro rus, me përkrahjen e politikave të Nikolla Gruevskit dhe me stimulimin e protestave nacionaliste, Maqedonia rrezikon të jetë shteti i parë në histori i cili do të shkoj pas në rrugën drejt integrimeve në BE.

“Kjo deri më tani është kritika më direkte institucionale për sjelljen dhe pa përgjegjësin e Ivanovit dhe Gruevskit, si dhe bashkëvepruesëve e tyre, dhe mendoj që janë ndezur të gjithë dritat e kuqe të alarmit për shkak se BE ka investuar shumë në Maqedoni, në stabilitetin e saj dhe vlerëson se hapi i ardhshëm duhet të jetë pragmatik dhe real”, u shpreh Nano Ruzhin, Profesor Universitar.

Për ndryshe raporti për zhvillimin e Maqedonisë nga ana e deputetit special, Ivo Vajgll nuk u miratua. Parlamenti evropian do të pres deri në muajin maj, që të shoh a do të zgjidhet kriza në Maqedoni./21Media

Back to top button