Katër ndeshje gjatë ditës së sotme

Katër ndeshje gjatë ditës së sotme

Sot është dita e katërt e garave të rëndësishme të hendbollit “IHF Trophy Intercontinental”, fituesi i së cilës garë do të kualifikohet në kampionatin botëror të juniorëve.

Kjo garë zhvillohet për grupmoshën U-21 dhe U-19, derisa marrin pjesë kombëtare të ndryshme të botës.

Sot zhvillohen ndeshjet gjysmëfinale të IHF Trophy Intercontinental:

Nga ora 13:00 zhvillohet përballja e grupmoshës U19, mes Kanadasë dhe Nigerisë.

Ndërkaq, për grupmoshën U21, nga ora 15:00 zhvillohet përballja mes SHBA-së dhe Taipeit Kinez.

Ndërsa, me fillim nga ora 17:00, në grupmoshën U19 do të zhvillohet takimi mes Taipeit Kinez dhe Kosovës.

Kurse nga ora 19:00 përballja mes Kosovës dhe Paraguajit.

Ndryshe, dje në ditën e tretë të “IHF Trophy Intercontinental”,  Kosova në grupmoshat  U21 e ka mposhtur Nigerinë, me rezultat 34 me 21.

Gjatë ditës së djeshme Kosova ka zhvilluar edhe një përballje, atë me Kanadanë në grupmoshën U-19. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 35:31, në favor të Kanadasë.

Ndeshja e parë dje ka qenë mes Nigerisë dhe Paraguajit për grupmoshën U-19, e cila ka përfunduar me rezultat përfundimtar 31-18, në favor të Nigerisë. Ndërsa, ndeshja e dytë në grupmoshën U-21, mes Paraguajit dhe SHBA-së ka përfunduar me rezultat 19:28, në favor të SHBA-së.