Sherr për konkurset në arsim

Sherr për konkurset në arsim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka shkarkuar drejtorin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Gani Gërmizaj. Siç ka deklaruar Haskuka shkarkimi është për për arsye të themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë kësaj drejtorie.

“Komisionet intervistuese, të themeluara me vendim të drejtorit, nuk kanë qenë në përputhje me ligjin për shkak se, sipas ligjit mbi arsimin parauniversitar dhe udhëzimin administrativ, ndër të tjera në komisionet përzgjedhëse një nga anëtarët duhet të jetë drejtori i shkollës përkatëse. Ky është interpretimi ligjor nga Drejtoria e Inspektoratit të Arsimit dhe Departamenti Ligjor pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, nga të cilët kam kërkuar interpretim ligjor, si pasojë e shumë ankesave që kam pranuar lidhur me konkurset e fundit.”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Në anën tjetër, Gani Gërmizaj ka thënë se është njoftuar përmes rrjeteve sociale për shkarkimin e tij.

“Përmes rrjeteve sociale u njoftova që kryetari i Komunës ka marrë nje qëndrim lidhur me punën time si drejtor i DKA-së. Ai po ashtu ka thënë se aryseja e largimit të tij nga detyra nuk qëndron.
Ndihem i obliguar të njoftoj se i gjithë angazhimi im në udheheqjen e arsimit në Prizren ka qenë në përputhje me ligjet dhe udhëzimet administrative, prandaj arsyetimi i z. Haskuka nuk qëndron, por e verteta është se që nga dita e parë kur e kam marrë këtë detyrë jam përpjekur ti evitoj dobësitë në sistemin arsimorë në Prizren.”, ka shkruar ai në Facebook.

Gani Gërmizaj ka qenë drejtor nga koalicioni i Nismës Social Demokrate në këtë komunë./21Media