Ai mori përgjigje pozitive

Ai mori përgjigje pozitive

Dashuria e madhe e njerëzve ndaj futbollit çdo ditë është duke u rritur më shumë.

Kjo vihet re te statuset, fotografitë madje disa prej tyre kanë vendosur që disa prej vendimeve më të rëndësishme për jetën e tyre t’i marrin në stadium, në mesin e jehonës së ndeshjeve.

Rasti më i fundit vjen nga stadiumi i Juventus, “Allianz Stadium”, ku një djalosh bëri veprimin guximtar, teksa i propozoi për martesë të dashurës së tij.

Në mesin e shumë njerëzve, teksa poshtë tyre ishte duke u zhvilluar ndeshja djaloshi mori një përgjigje pozitive. /21Media