Shqiptari ka pranuar se ka kryer përdhunimin

Shqiptari ka pranuar se ka kryer përdhunimin

Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ka përdhunuar një vajzë 14-vjeçare.

Mediat raportojnë se ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në qytetin Dassia në Greqi, në ambientet e një hoteli.

Raportohet se 14-vjeçarja është britanike dhe ishte me pushime në Korfuz me familjen e saj.

Ndërsa, shqiptari është dërguar sot në Prokurori, ku ka pranuar përdhunimin, raporton oranews.