Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kërkon të ruhet privatësia e pacientëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë kërkon të ruhet privatësia e pacientëve

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK , përmes një komunikate ka dekalruar se dënon shkeljen e privatësisë së pacientëve nga funksionarët shtetëror dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Përdorimi i pacientëve për çfarëdo qëllimi, aq më pak për qëllime elektorale, është i pa pranueshëm dhe në kundërshtim me Ligjin për të Dhënat Personale, Ligjin për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, Kartën e të Drejtave të Pacientëve, Kodin e Etikës Mjekësore, moralin shoqëror etj. Ftojmë Agjencionin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Koordinatorët për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Institucioneve Shëndetësore dhe Odat e Profesionistëve Shëndetësor që të ndalojnë çfarëdo lloj informate për pacientët të bie në duar të personave të pa autorizuar.”, thuhet në reagim.

Sipas kësaj shoqate nëse ka interes të tregohet puna e bërë në shëndetësi, duhet të përdoren raportet dhe statistikat krahasuese, jo pacientët!

“Kujtojmë se gjatë këtij mandati të kësaj qeverie nuk është bërë Sistemi i Informimit Shëndetësor, as Sigurimet Shëndetësore, nuk është miratuar asnjë Ligj, janë miratuar vetëm 4 Udhëzime Administrative , nuk është përmbushur as për së afërmi Lista e Barnave Esenciale, Fondi për Trajtim Jasht Institucioneve Shëndetësore Publike ka hyrë në borgj për shkak të kërkesave enorme për trajtim jasht këtyre institucioneve, nuk është ndarë Sistemi Shëndetësor Sekondar nga ai Terciar etj.”, përfundon reagimi i PRAK.

Dje,  lideri i PDK-së Kadri Veseli ka zhvilluar takim me me pacientët e Klinikës së Kardiologjisë. Në një shkrim në Facebook, Veseli është shprehur se pacientët janë ndanë të kënaqur me shërbimet që ofroi ky repart, pas reformës radikale./21Media