Kontrata e tij me “Zonjën e vjetër” skadon në vitin 2020

Loading...

Kontrata e tij me “Zonjën e vjetër” skadon në vitin 2020

Presidenti i Real Madridit ka gjetur njeriun të cilit do t’ia besojë stolin e trajnerit. Massimiliano Allegri është trajneri i përzgjedhur nga Real Madridi për sezonin e ardhshëm.

Sipas “El Chiringuito”, një program që është shumë pranë klubit madrilen presidenti, Florentino Perez do të bëjë një tjetër tentativë për ta sjellë atë në kryeqytetin spanjoll, duke trembur kështu skuadrën e Juventusit.

“Është Allegri, trajneri që Florentino Perez do për Realin. Verën e kaluar, trajneri foli personalisht me Perez dhe ky i fundit, që nga ai moment nuk e ka hequr emrin e tij nga mendja”, deklaroi gazetari spanjoll, Edoardo Inda.

Derisa, OK Diario raporton që Reali ka hequr dorë përfundimisht nga Mauricio Pochettino, pasi konsiderohet i paarritshëm nga “Los Blancos”, duke përqendruar të gjitha forcat tek Allegri, i cili ka ende dilema për vijimin e karrierës së tij, pas sukseseve të shumta me bardhezinjtë.

Kontrata e tij me “Zonjën e vjetër” skadon në vitin 2020.