Për Iscon kanë shfaqur interesim Tottenham, Juventus dhe Napoli

Për Iscon kanë shfaqur interesim Tottenham, Juventus dhe Napoli

Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez e ka vendosur mesfushorin Isco në shitje.

Sipas mediave spanjolle, Florentino po shpreson ta shesë Iscon gjatë afatit dimëror. Perez ka kërkuar 70 milionë euro për lojtarin, i cili nuk po arrin ta gjejë vetën në formacionin e Zidanes.

Disa raportime thonë që për spanjollin ka disa oferta nga Tottenham, Juventus dhe Napoli. Pos këtyre skuadrave edhe Manchester City ka shfaqur interesim, pasi trajneri Pep Guardiola është fans i lojtarit.