Presidenti i Real Madridit ka folur rreth blerjeve të mëdha që bërë në karrierën e tij në krye të madrilenëve

Presidenti i Real Madridit ka folur rreth blerjeve të mëdha që bërë në karrierën e tij në krye të madrilenëve

Prej që Florentino Perez është president i Real Madridit, fanellën e Los Blancos e kanë veshur disa prej lojtarëve më të mirë që kanë luajtur futboll.

Fillimisht, Zinedine Zidane, braziliani Ronaldo, Luis Figo e shumë të tjerë, por vetë Perez veçon vetëm njërin. Ai thotë se blerja e tij më e mirë mbetet Cristiano Ronaldo, i cili udhëhoqi skuadrën drejt katër Ligave të Kampionëve.

“Ronaldo? Nuk u largua për shkak të problemeve me taksat. Ai dëshironte të ndryshonte dhe të provonte sfida të reja. Ronaldo ishte shembull, padyshim blerja ime më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, tha Perez.

Cristiano ka luajtur me fanellën e Realit nga viti 2009 deri në verën e 2018 para se të transferohej te Juventusi.