Përfaqësuesit e Kosovës të projektit “FOOTBALL FOR FRIENSHIP” u takuan me portierin e Kombëtarës së Kosovës U 21 Visar Bekaj

Përfaqësuesit e Kosovës të projektit “FOOTBALL FOR FRIENSHIP” u takuan me portierin e Kombëtarës së Kosovës U 21 Visar Bekaj

Ambasadorët e rinjë të Kosovës të projektit F4F, Jon Latifaj lojtari i ri si dhe Denis Zaidi gazetari i ri, sot u takuan me portjerin e kombëtarës së Kosovës të ekipit të rinjëve Visar Bekaj.

Gjatë këtij takimi Joni dhe Denisi patën rastin të flasin së bashku me Visarin lidhur me projektin “FOOTBALL FOR FRIENSHIP” ku Kosova për herë të parë do të marrë pjesë së bashku me 211 shtete, nga data 8 qershor deri më datën 15 qershor, në kohën kur edhe do të fillon edhe kampionati botëror i futbollit Rusia 2018.

Visar Bekaj portjer i ri i Kombëtarës U 21 i cili kohën e fundit ka filluar aktivizimin edhe me ekipin e parë të Kombëtarës së Kosovës, i përgëzoj ambasadorët e rinjë të Kosovës dhe kërkoj nga ana e tyre që të përfaqësojnë Kosovën në mënyrë sa më të mirë, pasi që ky projekt ka rëndësi shumë të madhe jo vetëm për pjesmarrësit në këtë event por edhe për të gjithë lojtarët që luajnë fuboll në Kosovë .

Visari gjatë bisedës me amasadorët e rinjë gjithashtu i informo se sa punë e madhe duhet bërë për të arritur suksese në karierën profesionale pro edhe knaqësin e madhe kur je i përzgjedhur për të përfaqësuar vendin.