"Mikpritje apo servilizëm"

“Mikpritje apo servilizëm”

Sonte në emisionin “Click” të RTV21 u diskutua lidhur me temën “Mikpritje apo servilizëm”, duke iu referuar pritjes së tifozëve anglezë, në ndeshjen e së dielës në Prishtinë.

Duke folur lidhur me termet Përfaqësuese apo Kombëtare e Kosovës, psikologu Dashamir Bërxulli tha që njerëzit duhet të lihen të lirë që ta thonë atë që e ndjejnë.

“Nëse e ndjejnë që është Kombëtare dhe mas 50 vjetëve kemi një komb të ri kosovar, ndoshta do kemi ne nuk e dimë, unë problemin e kam me njerëzit e kam që duanë të tregojnë një realitet që s’është, por nëse ai realitet bëhet nuk ka problem fare”, tha Berxulli.

Kujtojmë që të dielën, ndeshja historike e Kosovës me Anglinë ka përfunduar me rezultat 0:4 në favor të Anglisë./21Media