Përfaqësuesja e Kosovës niset në Shqipëri

Para-kualifikimet për Kupën e Botës ‘Francë 2019’

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, në konkurrencën e femrave, niset sot për në Shqipëri, ku do të jetë pjesë e para-kualifikimeve për Kupën e Botës ‘Francë 2019’.

Kosova, e cila për herë të parë është pjesë e kualifikimeve për Kampionat Botëror, ndodhet në Grupin B bashkë me Shqipërinë, Greqinë dhe Maltën.

Nisja e përfaqësueses sonë bëhet në orën 9:00 nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK).

Back to top button