U publikua lista e futbollistëve të Përfaqësueses U17

U publikua lista e futbollistëve të Përfaqësueses U17

Përfaqësuesja e Kosovës në Futboll U17 nesër do të udhëtojë në Turqi, ku do të marrë pjesë në turneun tradicional “Mercedes Benz Aegean Cup International Youth Tournament”.

Djelmoshat e prirë nga Besnik Kollari sot zhvilluan stërvitjen e fundit para udhëtimit, turne në të cilën “Dardanët” e rinj do të luajnë në grup me Turqinë, Irlandën dhe Tanzaninë.

Siç njofton FFK, ndeshjen e parë Kosova do ta luajë kundër Turqisë, më 15 janar, derisa më pas do të ballafaqohet më Tanzaninë, më 17 janar dhe më Irlandën, më 19 janar.

Ndërkohë, më 21 janar do të zhvillohen ndeshjet për vendet 7, 5, 3 dhe finalja. Në grupin tjetër të këtij turneu do të marrin pjesë: Ukraina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Koreja e Veriut.