Përfitimet e kafesë

Përfitimet e kafesë

Ka një numër të madhë përfitimesh shëndetësore që vijnë me pirjen e kafesë.

Sipas shkencëtarëve nga vende të ndryshme, kafeja redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme. Sa më shumë filxhana kafe që i pini brenda një dite, rreziku është më i vogël. Kjo për arsye se kafeja e përmirëson sistemin tuaj imunitar, e bën më të fortë dhe më të shëndetshëm, transmeton rt21.tv.

Që ju të përfitoni sa më shumë nga kafeja që konsumoni, provoni këto përzierje që do ju përmirësojnë shëndetin.

Provoni të hidhni gjalpë në kafe

Shtoni në filxhanin e kafesë së zezë pak gjalpë përveç që ka shumë shije shërben edhe për njerëzit që nuk dëshirojnë të hanë mëngjes. Kafja me gjalpë rit kolesterolin e mirë dhe ul trigliceridet.

Mos përdorni shumë sheqer

Më e mira e mundshme për të gjithë është të pimë kafen pa sheqer apo ëmbëltues të çfarëdo lloji, por shumë njerëz nuk e pijnë dot të hidhur. Kështu provoni të shtoni diçka tjetër më të natyrshëm si për shembull vanilja. Nëse ende nuk ndaheni dot nga sheqeri atëherë provoni të paktën të zvogëloni sasinë deri në gjysmë.

Shtoni kanellë ose kakao në gotën tuaj të kafes

Shtimi i kakaos në kafen tuaj nuk është vetëm e shkëlqyeshme si një nxitje e antioksidantëve në pijen tuaj, por është gjithashtu e dobishme të ulni sasinë e sheqerit që keni shtuar në filxhanin tuaj. Mocha, e cila është një lloj përzierje kafeje me aromë me çokollatë, është një zgjedhje e popullarizuar në restorante në të gjithë botën.

E njëjta gjë vlen edhe me kanellën, një “superfood” i fuqishëm termogjenik dhe antioksidues që jo vetëm që është tepër i dobishëm për shëndetin tuaj, por gjithashtu shton një shije të hollë në kafenë tuaj.

Mos lejoni që mëngjesi juaj të jetë vetëm një filxhan kafe.

Pirja e kafesë me stomaku bosh nuk është aspak ide e mirë. Nëse nuk keni ngrënë asgjë, kafeja (përfshirë edhe dekafatin) mund të dëmtojë shtresën e stomakut tuaj dhe të shkaktojë efekte të tilla si urth dhe dispepsi. Mund të ndikojë negativisht në sistemin tuaj nervor duke intensifikuar simptomat e ankthit. Nëse nuk ndjeni uri që në mëngjes, përpiquni që të hani diçka të vogël para se të konsumoni kafen./21Media