Qepët zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

Qepët zvogëlojnë rrezikun nga diabeti

Qepët kanë shumë përfitime shëndetësore duke përfshirë reduktimin e rrezikut të obezitetit, sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.

Ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe antioksidantë, përcjell rtv21.tv

Përfshirja e qepëve në dietë është shumë e thjeshtë, duke përdorur mënyra të ndryshme për t’u përgatitur dhe gatuar në ushqime.

Shumë studime kanë sugjeruar se rritja e konsumimit të ushqimeve të mbjellura të tilla si qepët zvogëlojnë rrezikun e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës.

Ushqimet bimore gjithashtu ndikojnë për të pasur ngjyrë më të mirë të fytyrës dhe flokë më të shëndetshëm, rritjen e energjisë dhe peshën e përgjithshme më të ulët./21Media