Demi me këngë të re

Demi me këngë të re

Rreth dy vjet më parë, Demi Lovato për pak sa nuk humbi jetën nga mbidoza e drogës. Këngëtarja kishte probleme me drogën, por siç duket ajo ka kaluar atë periudhë.

Tanimë pas rehabilitimit, Demi do të performoj në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, Grammy Awards, e cila do të jetë shumë e veçantë.

Kjo pasi, sipas TMZ, këngëtarja e famshme amerikane do të interpretojë një këngë krejtësisht të re, që u shkrua dhe u regjistrua vetëm disa ditë para mbidozës së saj, në verën e vitit 2018.

Kënga gjithashtu raportohet se do të dalë në treg pas ceremonisë, që njëherësh do të jetë performanca e parë e drejtpërdrejtë e Lovatos që nga incidenti./21Media