Dua me paraqitje të veçantë në  "The Voice"

Dua me paraqitje të veçantë në  “The Voice”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka performuar në finalen e “The Voice” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dua ka kënduar projektin e fundit muzikor “Don’t Start Now”, shkruan rtv21.tv

Këngëtarja ka rrëmbyer vëmendje edhe me veshjen që kishte zgjedhur. Një kostum mbresëlënës me shkëlqime dhe shirita me detaje perla.

Autorja e hiteve të shumta, ka njoftuar se në fillim të vitit 2020 do ta lansojë albumin e ri, “Future nostalgia”. Këtë album e ka vlerësuar si një epokë të re në karrierën e saj, duke bërë të ditur se këngët e reja do t’i përkasin një stili tjetër.

Para dy vjetësh, Dua publikoi albumin e saj të parë të titulluar “Dua Lipa”, me të cilin theu rekord. Ky u bë albumi më i ndjekur në histori me 10.5 miliardë ndjekës online dhe është shitur deri në 3.5 milionë kopje./21Media