Artistja përfshin politikën në festival

Artistja përfshin politikën në festival

Mbrëmë në natën finale të “Eurovision 2019” performoi “Mbretëresha e muzikës pop”, Madonna.

Artistja mbrëmë performoi hitin e saj të vitit 1989, “Like A Prayer” si dhe këngën e saj të re, “Future” në bashkëpunim me reperin amerikan, Quavo.

Mirëpo, performanca e Madonnës mbrëmë nuk kaloi pa polemika, pasi që në fund të performancës dy nga trupa e vallëtarëve të saj shfaqen krahë për krahë me flamujt e Izraelit dhe Palestinës, përcjell rtv21.tv

Por, organizatorët thanë që nuk ishte aprovuar që të shfaqeshin flamujt në performancë dhe se artistja ishte e vetëdijshme që ngjarja duhet të jetë “jo-politike”.

Madonna para se të performonte foli për vizitën në vendet e ndryshme të botës fal karrierës së saj, duke i bërë thirrje publikut të mos harrojnë fuqinë e muzikës për t’i bashkuar njerëzit.

Në fund të fundit, muzika i bën njerëzit bashkë”, tha ajo.

Duncan Laurence me këngën “Arcade” nga shteti i Holandës, mbrëmë triumfoi në “Eurovision 2019”./21Media