Artistët e shijuan maksimalisht performancën e tij

Artistët e shijuan maksimalisht performancën e tij

Artisti i mirënjohur shqiptar, Albert Stanaj po bën zhurmë në Amerikë dhe më tej. Stanaj, para pak ditësh u pa përkrah këngëtares me famë botërore, Jennifer Lopezit, me të cilën ishte në një ndejë për Krishtlindje. Me të realizoi një fotografi dhe e postoi në rrjetin social Instagram, për të cilën tha se është e mrekullueshme.

Përveç JLo, në këtë ndejë në të cilën performoi Stanaj ishte e pranishme edhe Jane Fonda, aktorja e njohur amerikane. Për ta ai performoi këngën “Last Christmas”, ndërkaq të pranishmit e shijuan deri në maksimum performancën e artistit, shkruan rtv21.tv

“Gëzuar Krishtlindjet!!! Kjo ishte dhurata më e mirë ndonjëherë! Të këndosh para këtyre legjendave!”, tha Stanaj.

Stanaj performoi edhe në festivalin “Sunny Hill”, që u mbajt me datat 10,11 dhe 12 gusht, në parkun e Gërmisë në Prishtinë.

“Amorfoda” është coveri që Stanaj e solli më 10 tetor 2018./21Media