Artistja performoi këngën "Last Hurrah"

Artistja performoi këngën “Last Hurrah”

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha mbrëmë ka performuar këngën e saj të fundit, “Last Hurrah” në “The Late Show With Stephen Colbert”.

Ylli i muzikës pop, mahniti të pranishmit me interpretimin live të këngës, shkruan rtv21.tv

Rexha, zërin e saj të fuqishëm e shoqëroi edhe me një aktrim magjepsës të shoqëruar edhe nga ekipi i saj i vallëzimit.

Kënga “Last Hurrah” është publikuar më 21 shkurt të këtij viti dhe deri më tani numëron mbi 13 milionë klikime në kanalin Youtube.

Klipi i “Last Hurrah” mori vëmendje të madhe në publik, pasi që përmbante edhe disa skena “të nxehta”. Bebe luan rolin e një engjëlli të rebeluar, e cila feston e vallëzon derisa humb kontrollin.

Për këtë videoklip kishte reaguar edhe babai i këngëtares, i cili ishte zemëruar me Beben që kishte bërë skena provokative në video./21Media