Tërhoqën vëmendjen e qytetarëve

Tërhoqën vëmendjen e qytetarëve

Një nga grupet më aktive të parkourit, “Team Prap” edhe këtë herë sollën një performancë të mahnitshme në kryeqytet. Rrugëve të Prishtinës realizuan rrotullime e forma të tjera të këtij sporti, me të cilat tërhoqën vëmendjen e qytetarëve.

Fitim Krasniqi, anëtar i këtij grupi tha se përveç se po e shijojnë maksimalisht këtë sport, u bëjnë edhe një lloj thirrje të rinjve t’ju bashkohen.

 

Parkouri është një trajnim disiplinor duke përdorur lëvizjen, që u zhvillua nga trajnimi i kursit ushtarak./21Media