Në mesin e yjeve botërore edhe Era

Në mesin e yjeve botërore edhe Era

Festivali i njohur në botë Coachella ka bërë bashkë shumë  yjet përfshirë këtu edhe Dua Lipën dhe Era Istrefin të cilat sapo kanë nisur rrugëtimin e tyre drejt tregut ndërkombëtar.

Ditë më parë performoi Dua Lipa në festivalin e muzikës Coachella, ndërsa pas saj radha për të kënduar ishte te Era Istrefit e cila ka bërë një performancë të  shkëlqyer në skenën e këtij eventi.

Era Istrefi në festival është shfaqur shumë unike, e veshur me një palë xhinse, gete rrjetë dhe një xhup në supe që përshtateshin shumë me atmosferën e krijuar në Kaliforni.

Më poshtë keni një video nga performanca e saj që ka mahnitur të gjithë./21Media