Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot në hollin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, para punonjësve të MFSK-së, me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Bendi muzikor i Forcave Ajrore të Ushtrisë Amerikane për Evropë së bashku me Orkestrën frymore të FSK-së, ekzekutuan muzikë të larmishme.

Sipas një komunikate të ministrisë së FSK-së, për të përcjellë shfaqjen ishin të pranishëm zëvendësministri Burim Ramadani, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjeneral brigade Zymer Halimi, sekretari i përgjithshëm i MFSK-së, Shkëlzen Sylaj, si dhe stafi ministrisë.

Me këtë rast, zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kanë falënderuar Bendin e Forcave Ajrore të SHBA-ve për Evropë, për paraqitjen e shkëlqyeshme, në vigjilje të një ngjarje të rëndësishme në Kosovë siç është shënimi i përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Kosovës.

Bendi nga SHBA-të dhe ai i FSK-së u përcollën me duartrokitje për paraqitjen e shkëlqyeshme./21Media