Përfshihet nga flakët një autobus në Han të Elezit

Një autobus me targa të huaja është përfshirë nga flakët sot në magjistralen Hani i Elezit-Kaçanik.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Veseli ka thënë se asnjë nga pasagjerët nuk është lënduar, pasi që arritën që të dalin nga autobusi.
“Sot rreth 09:30 një autobus me targa të huaja i cili po qarkullonte nga Hani Elezit në drejtim Kaçanikut posa arrin tek vendi ‘Kulla me qeshmë’ për shkaqe tani për tani të panjohura, përfshihet nga flaka. Pas kësaj ndalon skaj rrugës dhe të gjithë pasagjerët dhe drejtuesi i autobusit arrijnë të dalin jashtë dhe nuk ka asnjë të lënduar”, ka thënë Veseli./21Media

Back to top button