Kamioneta në lëvizje përfshihet nga zjarri

Kamioneta në lëvizje përfshihet nga zjarri

Sot rreth orës 16:00, në autostradën “Arbën Xhaferi”, në hyrje të Prishtinës, një kamionetë në lëvizje është përfshirë nga zjarri.

Rastin për portalin rtv21.tv  e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani. Kelani tha se me të marrë informacionin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe zjarrëfikësit që e kanë lokalizuar zjarrin.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, shoferi ka shpëtuar.

Portali rtv21.tv ju ka sjellë një video ekskluzive nga vendi i ngjarjes./21Media