Sipas policisë nuk ka të lënduar

Sipas policisë nuk ka të lënduar

Shkolla fillore në Mitrovicë “Musa Hoti”, sot është përfshirë nga flakët.

Sipas zëdhënësit të PK-së për rajonin e Mitrovicës Avni Zahiti, në lidhje me rastin nuk është raportuar për të lënduar.

Ai ka shpjeguar se fillimisht është raportuar për një shtëpi të kapluar nga zjarri e cila gjendet në lagjen ‘Bajr’ të Mitrovicës, në afërsi të shkollës ‘Musa Hoti’ dhe si pasojë e zjarrit është përfshirë nga flakët edhe një pjesë e shkollës në fjalë.

Zahiti ka bërë të ditur se njësitë emergjente të zjarrfikësve e kanë dalë në vendin e ngjarjes me ç’rast edhe kanë arritur që të shuajnë zjarrin.