Përfshihet nga zjarri një shtyllë elektrike në Prishtinë

Nuk ka të lënduar

Një shtyllë elektrike është përfshirë nga zjarri sot rreth orës 17:43 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Lajmin për 21 Media e bëri të ditur zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.

Ai po ashtu tha se nuk ka të lënduar dhe se janë njoftuar zjarrfikësit dhe KEDS-it. Sipas tij rryma në atë pjesë është ndalur./21Media

Back to top button