Përfshirja e grave në ekonominë e vendit tonë

Në kuadër të emisionit “Startup” në RTV1 u diskutua për përfshirjen e  grave në ekonominë e vendit tonë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Safete Hadërgjonaj tha se përfaqësimi i grave në pozitat në vendimarrjë  lë shumë hapësirë për tu dëshiruar.

“Ne jemi dëshmitarë të një realiteti që nëse e shohim të arriturat e femrave të cilat i kanë në fakultete ka me përgadtije të lartë kur shohim pozitat e tyre në vendimarrje apo përfaqësimin e tyre nëpër institucione lë shumë hapësirë për tu dëshiruar” ka thënë Hadërgjonaj.

Mirëpo sipas saj kohëve të fundit kemi prapë rezultate pozitive në këtë drejtim dhe ajo tha se është shumë e rëndësishme që ti kushtohet një kujdes më i veqantë çështjes së barazisë gjinore.

Ndërsa deputetja Time Kadrijaj tha se si deputete po mundohen të nxjerrin   të cilat do ta përkrahin 51% të popullësisë që në këtë rast është femra.

“Në fakt po e shohim se Kosova po kalon në një gjendje të rëndë ekonomike politike sociale dhe gjatë këtyrene mandatve  si deputete jemi munduar të nxjerrim ligje të mira  të cilat do ta përkrahin 51% të popullësisë që në këtë rast është femra duke nxjerrë ligje që ë favorizojnë dhe barazojnë me gjininë mashkullorë” shtoi Kadrijaj.

Në anën tjetër deputetja Besa Baftiu ka thënë se të jesh grua  e suksesshme në biznes më të vërtetë është një sfidë shume e madhe, shkruan rtv21.tv

“Të jesh grua në biznes e suksesshme më të vërtetë është një sfidë shume e madhe në një vend një shtet siç  është shteti i Republikës së Kosovës duke pasë parasysh se shteti duhet të jetë një ndër fakorët kryesor që i mundëson këtyre grave me politikat e tij me buxhetin të cilin e ndan osë me mënyrat e tjera që ti’u mundësoj këtyre qe të jenë të suksseshme në bizneset e tyre” ka thënë Baftiu.

Deputetja Shukrije Bytyqi ka thënë se  fuqizimi ekonomik i grave  është një prej sfidave kryesore në Republikën e Kosovës.

“Sipas statistikave të fundit të agjensisë së Kosovës 81% të grave nuk janë pjesë e tregut të punës ,rreth 39% kujdesen për fëmijët, 16 %punojnë në arsim 15% nuk kane askund vende të punës dmth që për neve këto janë shumë  shqetësuuese” ka shtuar Bytyqi./21Media

Back to top button