Gjatë fazës së parë janë repeluar 16 mijë krerë

Gjatë fazës së parë janë repeluar 16 mijë krerë

Në kuadër të aktiviteteve për parandalimin dhe luftimin e Etheve hemorragjike krime kongo (EHKK), është i planifikuar aktiviteti i repelimit të kafshëve. Ky aktivitet në Komunën e Malishevës, është përmbyllur ku numri i kafshëve të repeluara është rreth 16 mijë.

Ka bërë të ditur, Hajdin Berisha, drejtor për shëndetësi dhe anëtar i shtabit komunal për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Kjo është vetëm faza e parë e repelimit, ndërsa do të kryhen edhe tri faza tjera deri në fund të sezonit të rrezikut nga EHKK.

“Faza e dytë e repelimit pritet të filloj kah mesi i këtij muaji, për çka fermerët do të njoftohen me kohë”, ka bërë të ditur Berisha.

Sipas një komunikate për medie bëhet e ditur se edhe aktiviteteti tjetër i rëndësisë së veçantë, ai i sensibilizimit dhe vetëdijesimit për mbrojtje nga pickimi i rriqrave, e që mund të ketë për pasojë edhe infeksion nga virusi i EHKK, në këtë kontekst janë mbajtur ligjërata në 18 shkolla fillore të mesme të ulëta, ndërsa këto ligjërata do të vazhdojnë edhe në shkolla tjera sapo të ketë përfunduar pushimi pranveror i nxënësve.

“Deri më tani janë regjistrua 27 raste të pickimit nga rriqrat por që gjithçka është nën kontroll dhe rastet e deritanishme nuk kanë sjellë ndonjë shqetësim”, ka thënë drejtori Hajdin Berisha.

Faza e parë e repelimit të kafshëve në Komunën e Malishevës ka filluar në muaji mars/21Media