Përfundoi intervista e komandant Remit në Hagë

Pas seancës nuk u deklarua as Remi as avokati i tij

Ka përfunduar intervista e Rrustem Mustafës në Prokurorinë e Specializuar në Hagë.

Rreth 7 orë ka zgjatur intervista me ish-komandantin e UÇK-së të Zonës Operative të Llapit.

Pas përfundimit të seancës nuk janë deklaruar as Rrustem Mustafa as avokati i tij, Arianit Koci.

Rrustem Mustafa ka udhëtuar dje drejt Hagës. Para mediave, ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit dje ka thënë se po i përgjigjet thirrjes nga Gjykata Speciale për pretendimet e Dick Martyt.

Rrustem Mustafa kishte marrë ftesë në fillim të dhjetorit 2018, për t’u paraqitur për intervistë në Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Gjithsej 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar./kallxo

Back to top button