Përfundoi intervistimi i Lushtakut

Ai nuk është deklaruar për media

Ka përfunduar intervistimi në Hagë i ish -komandantit të UÇK-së, gjeneral Sami Lushtakut. Lushtaku është intervistuar nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Ai në selinë e prokurorisë ka hyrë para orës 10:00, ndërsa ka dalë në orën 15:00, mirëpo pas intervistimit nuk është deklaruar për media.

Mbrëmë është intervistuar edhe Ish- komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa- Remi.

“Unë kam një fjalë vetëm të shkurtë. Ju e dini se kam marrë shumë pyetje të gazetarëve. Sot përfundoj intervista me mua pranë dhomave të specializuar në Hagë, unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar. Ju e dini se intervista ishte shumë e gjatë dhe sot përfundoj, pyetjet e ngritura nga ta ishin shumë serioze edhe ne kemi qenë shumë serioz”, këto ishin fjalët e para të ish komandantit të zonës operative të Llapit, Rrustem Mustafa, pas përfundimit të intervistimit në zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Remi pritet që nesër të kthehet në Kosovë.

Gjithsej, njëmbëdhjetë ish-luftëtarë të UÇK-së, janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar. Formimi i Gjykatës Speciale ka pasuar një raport të Këshillit të Evropës në vitin 2011, i cili ka konstatuar se ka prova të mjaftueshme për të nisur hetime kundër disa ish-pjesëtarëve të UÇK-së, që dyshohet se kanë kryer krime kundër serbëve dhe disa shqiptarëve, gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Gjykata Speciale do t’i trajtojë krimet e supozuara që përfshijnë periudhën janar 1998 – dhjetor 2000./21Media

Back to top button