Përfundoi ndërtimi i QMF-së në Komoran, ja sa kushtoi

200 mijë euro për QMF në Drenas

Në kuadër të realizimit të projekteve nga lista e investimeve kapitale për vitin 2019, ka përfunduar faza e dytë e ndërtimit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Komoran, njofton Komuna e Drenasit. Ky projekt ka vlerën afër 200 mijë euro.

“QMF-ja do të jetë në shërbim 24 orë për qytetarët e Komoranit me rrethinë. Objekti plotëson të gjitha kushtet sipas standardeve dhe udhëzimeve administrative të Ministrisë së Shëndetësisë dhe ka një hapësirë mbi 800 metra katrorë. QMF-ja në Komoran do të jetë e gatshme për përdorim shumë shpejt.”, thuhet në njoftim

Po ashtu bëhet e ditur se ndërtimi i objektit të QMF-së është investim i Komunës së Drenasit me planifikimin e buxhetit komunal për investime kapitale të vitit 2019./21Media

 

 

 

Back to top button