Rreth tre mijë vota nga Serbia

Rreth tre mijë vota nga Serbia

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve pak më parë përfundoi numërimi i votave të ardhura nga Serbia.

Numri i votave të ardhura nga Serbia është rreth 3 mijë.

Kundër këtyre votave që të numërohen doli Nisma Socialdemokrate, e cila edhe i largoi nga QNR vëzhguesit e saj.

Kujtojmë se të mërkuren është bërë shqyrtimi dhe vlerësimi i këtyre zarfeve, ku zyrtarët që kanë bërë verifikimin kanë qenë të veshur me rroba sigurie dhe maska.