Nesër mbledhja e radhës

Nesër mbledhja e radhës

LVV prin me 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota, AAK-PSD 555 vota.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar publikimi i rezultateve të votimit përmes postës.

13241 është numri i fletëvotimeve të vlefshme nga votimi përmes postës. LVV prin me 7030 vota, LDK 2158 vota, PDK 2139, Nisma-AKR 916 vota, AAK-PSD 555 vota.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi tha se QNR ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite.

“QNR ka arritur të përmbyllë numërimin e fletëvotimeve nga jashtë vendit brenda një dite dhe rezultati i numërimit të këtyre fletëvotimeve nga jashtë vendi është pasqyruar në tabelën prapa jush. Në tabelë janë të pasqyruara vetëm fletëvotimet e vlefshme që i takojnë secilit subjekt politik”, tha ai.

Elezi bëri të ditur se ditën e nesërme do të mbahet një mbledhje e KQZ-së, ku tha se në këtë mbledhje pritet të ketë kërkesë nga QNR që të ketë rinumërim të disa vendvotimeve.