Përfundoi pa marrëveshje takimi Kurti – Mustafa

Ekipet e këtyre dy partive politike pritet se do të takohen prapë nesër

Përfundoi pa një marrëveshje përfundimtare takimi mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës .

Pas takimit në mes të Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në një prononcim për media, Glauk Konjufca nga VV e quajti takimin e sotëm si shumë të rëndësishëm në përpjekje për koalicionin e mundshëm me LDK-në. Ai tha se u pajtuan që të shpeshtojnë takimet dhe të vazhdojnë diskutimet.

“Pikërisht nga që kemi parë edhe avancim të pozicioneve tona drejt një marrëveshje u pajtuam që takimet tona të jenë më të shpeshta në të ardhmën”, tha Konjufca.

Konjufca shtoi se pozicionet e tyre janë përafruar dhe ka gatishmëri nga dy palët që marrëveshja të arrihet para datës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, 26 dhjetor.

I pyetur se a është caktuar diçka për postin e  presidentit ai tha se nuk mund të raportojë sot diçka konkrete pasi që takimi do të vazhdojë nesër./21Media

Back to top button