Brazili dominoi në pjesën e parë

Brazili dominoi në pjesën e parë

Përfundoi pjesa e parë e ndeshjes mes kombëtares së Kosovës U21 në hendboll me Brazilin, me rezultat 10:18, në favor të Brazilit. Brazili është në epërsi 8 pikë.

Kjo është edhe hera e parë që një kombëtare e Kosovës është duke u paraqitur në botëror, kështu duke shënuar një sukses tjetër historik në hendbollin kosovar.

Kosovës në këtë kampionat, përveç ndeshjes së sotme i ka mbetur vetëm edhe një ndeshje, ajo me Bahreinin, e cila zhvillohet nesër në ora 16:30. Botërori “Spanjë 2019“ ka filluar më 16 korrik dhe do të përfundojë më 28 korrik./21Media