Kosova me shumë raste, por që nuk arriti të shënoj golin e epërsisë

Kosova me shumë raste, por që nuk arriti të shënoj golin e epërsisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore mes Suedisë dhe Kosovës me rezultat të barabartë 0:0.

Kombëtarja e Kosovës në futboll është duke zhvilluar një ndeshje tejet të mirë, ani pse në formacionin bazë janë shumë lojtar të rinj, të cilët më parë nuk kanë pasur fatin të luajnë për Kosovën.

Gjatë 45 minutave të parë, Kosova pati disa raste tejet të mira shënimi, por që nuk arriti ta gjej dot golin e epërsisë, ndërsa Suedia arriti të realizoj një gol i cili u anulua për pozicion jashtë loje.

Flamur Kastari dhe Fidan Aliti dështuan të shënonin golin e parë për Kosovën pas rasteve të mira të cilat i kishin.